Humbi njeriun e shtrenjtë, Partizani ngushëllon drejtorin e përgjithshëm

schedule10:37 - 1 Gusht, 2020

schedule 10:37 - 1 Gusht, 2020

Nëna e kryeministrit Edi Rama është ndarë nga jeta ditën e sotme. Aneta Rama u shua në moshën 82-vjeçare, lajm që u dha nga i pari i qeverisë shqiptare.

Dhimbje e madhe për të dhe për të vëllanë Olsin, i cili mban postin e drejtorit të përgjithshëm të Partizanit. Klubi i kuq ka reaguar me një mesazh në faqen zyrtare, duke i përcjellë ngushëllimet familjes Rama.

LEXO EDHE: Ndahet nga jeta Aneta Rama, kryeministri: Ishe drita e guri këndor i shtëpisë, prehu në paqe mam

Me keqardhje të thellë njoftojmë sot se është ndarë nga jeta Znj. Aneta Rama, e ëma e Drejtorit të Përgjithshëm të FK Partizani Olsi Rama.

Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pa zëvendësueshme“, shkruan klubi kryeqytetas. /abcnews.al