Një ditë më parë, Mozzik ashtu siç kishte premtuar publikoi albumin e shumëpritur “MozzArt”. Komentet dhe reagimet nga miqtë dhe fansat kanë qenë shumë pozitive dhe deri më tani duket se albumi është pritur mirë.
Së fundmi, ka qenë Tayna ajo e cila ka reaguar publikisht për albumin e kolegut. Teksa ka publikuar albumin e reperit në Instastory, reperja shpreh vlerësimin për prurjen e re të tij, teksa shkruan: “Djali më i mirë sapo solli shumë nxehtësi”.
Kjo tregon se dyshja vazhdojnë të kenë një raport të mirë me njëri-tjetrin. Kujtojmë që ata u bënë bashkë para disa muajsh për të sjellë këngën “Edhe ti”, që u kthye menjëherë në hit, dhe që numëron me shumë se 32 milion klikime në Youtube. /abcnews.al/