Ardit Hila lë Prishtinën, te Kukësi e presin krahëhapur

schedule19:19 - 31 Korrik, 2020

schedule 19:19 - 31 Korrik, 2020

Ardit Hila fitoi titullin kampion sezonin e kaluar me Partizanin dhe më pas u transferua te Prishtina. Mesfushori nga Elbasani zhvilloi një sezon pozitiv në IPKO Superligë dhe ia doli të fitonte Digitalb Kupën e Kosovës me kryeqytetasit.

Aventura me bardhekaltrit zgjati vetëm një sezon dhe sot ka ardhur ndarja me ekipin më të njohur të futbollit dardan. “Mesfushori Ardit Hila do të vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër pas një viti jo pak të suksesshëm duke fituar Kupën e Republikës me FC Prishtina.

Hila, me Prishtinën ka regjistruar 31 paraqitje zyrtare në kampionat dhe kupë, duke asistuar në gjashtë gola (katër kampionat dhe dy kupë). FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës“, lexohet në komunikatën e klubit të Prishtinës.

27-vjeçari pritet të rikthehet në Superiore dhe ta punojë përsëri me Skënder Gegën. Kukësi e do dhe do të jetë me shumë mundësi destinacioni i radhës, aty ku do të ketë trajner atë me të cilin fitoi titullin kampion në sezonin 2018/2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!