Ishte afër kalimit te Milani, zbulohet dëshira e madhe e Rangnick

schedule18:20 - 31 Korrik, 2020

schedule 18:20 - 31 Korrik, 2020

Shumë u fol për një transferim të ish-trajnerit të RB Leipzig Ralf Rangnick në stolin e Milanit, por kuqezinjtë zgjodhën t’i besojnë sërish Stefano Piolit. Milanezët i ofruan një rol tjetër gjermanit, atë të drejtorit sportiv, por mesa duket ai ka të tjera plane.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, Rangnick po kërkon një ekip të ri për të drejtuar dhe e ka refuzuar ofertën e kuqezinjve. Gazeta italiane ngulmon se ai preferon të kalojë në Premier League.

Kujtojmë se 62-vjeçari ndërpreu kontratën e tij me RB Leipzig një vit para se ajo të përfundonte vetëm për tu transferuar në Milanon kuqezi. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe “profesori” gjerman po pret ndonjë ofertë nga Anglia. /abcnews.al