Lazio po kërkon për një sulmues dhe Igli Tare e ka gjetur te Reali i Madridit. Ai është Borja Mayoral, 23-vjeçari i cili dy sezonit e kaluara ishte i huazuar te Levante, skuadër në të cilën shënoi 14 gola.
Gazetari Alfredo Pedulla zbulon se akordi është arritur për shumën e 15 milion eurove. Tare ia ka dalë të heqë opsionin e riblerjes nga ana e klubit spanjoll, por ai dhe presidenti Lotito do të konsultohen me “gjigantin” spanjoll, që do të thotë fjalën e fundit në rast të një shitje të sulmuesit në të ardhmen.
Borja Mayoral’s amazing goal vs Man City in the UEFA Youth League. This goal is too good??#RealMadrid #HalaMadrid pic.twitter.com/NTtMHNW4e9
— Real Madrid Universe (@madrid_universe) February 24, 2016
Qendërsulmuesi do të përfitojë një rrogë prej 2.5-2.7 milion eurosh në sezon, që mund të arrijnë shifrën e 3 milion eurove me bonuse.
Maoyral ishte një ndër objektivat kryesorë të klubit italian në merkato. Ai ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje të luajtura me përfaqësuesen U-21 të Spanjës. Një goditje e bukur e Tares, i cili po punon edhe për të arritur një akord edhe me David Silvën, një lojtar që bën të ëndërrojnë tifozët bardhkaltër. /abcnews.al

