Victor Osimhen është zyrtarisht lojtar i Napolit. Klubi italian ka prezantuar sulmuesin nigerian, për të cilin pagoi rreth 50 milion euro te Lille.
Pjesë e operacionit u bënë edhe dyshja Karnezis dhe Manzi (kapiteni i ekipit të të rinjve), të cilët sezonin e ardhshëm do të garojnë për skuadrën franceze.
Osimhen është 21 vjeç, aktivizohet në qendër të sulmit dhe sezonin e kaluar ka shënuar 18 gola në 38 ndeshje të luajtura.
Welcome Victor
? https://t.co/Gmi6FnvO21#WelcomeOsimhen
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/miFie1wyoO— Official SSC Napoli (@sscnapoli) July 31, 2020
Me kombëtaren e Nigerisë numëron 4 gola të shënuar në 10 ndeshje, teksa u shpall kampion bote me Nigerinë U-17 në Botërorin e vitit 2015.
“Mirësevjen Victor“, shkruan klubi italian në “Twitter”, teksa Gennaro Gattuso i gëzohet afrimit të një lojtari cilësor dhe tepër të talentuar. /abcnews.al