Sandro Tonali -Inter është një marrëveshje e mbyllur dhe të hënën mesfushori pritet të zbarkojë në Milano, për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën me zikaltrit.
Corriere di Brescia raporton se Interi do të paguajë 35 milion euro në total, me dy këste. Fillimisht një pjesë e mirë e shumës do paguhet për huazimin e mesfushorit të Brescia, ndërkohë që verën e vitit 2021 Interi do jetë i detyruar ta blejë dhe të plotësojë shifrën e kërkuar nga klubi italian i rënë në Serie B.
Vetë Tonali do të përfitojë 2.5 milion euro në sezon dhe në sezonet pasardhëse paga do të rritet. Marrëveshje e mesfushorit do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. /abcnews.al