Hoxholli: S’ka shanse që djali im të bëhet me Partizanin, Egbo ka një meritë të madhe

schedule23:20 - 30 Korrik, 2020

schedule 23:20 - 30 Korrik, 2020

Ilir Hoxholli njihet si aktivist dhe tifoz i zjarrtë i Tiranës. Sonte është pjesë e emisionit “Pressing” në ABC News, aty ku shpreh bindjen se djali i tij nuk mund të bëhet kurrë tifoz i Partizanit, tregon se si u bë me Tiranën, flet për titullin, vlerëson veprimin e Ardian Memës dhe e mbyll me meritën kryesore të Emmanuel Egbo, trajnerit që riktheu titullin pas 11 viteve te bardheblutë.

Djali im nuk ka shanse të bëhet me Partizanin. Sa filluam të shihnim futboll, ja bënte nëna ime: eh, mer çun, sa kanë vuajtur këta për të fituar titullin. Dhe gjithmonë njeriu bëhet me të dobëtin. Dëgjoja vuajtjet, se si ia merrnin lojtarët Tironës, kështu që unë s’e duroja dot Partizanin.

Djali im vjen në stadium, ushqehet me pjesën e historikut të Tironës. Të gjithë në familjen time, që nga goca te nëna, jemi gjashtë vetë, jemi të gjithë me Tironën. Si mund të bëhet djali im me Partizanin? Nuk ka shanse!

Stadiumi plot? Nëse do ishin lejuar tifozët, Tirana do i ngjante një kryeqyteti evropian, kaq mund të them. Tirana? Të marrësh një fitore te Tirona, ke bërë detyrën. Kur humbet është problem. Tifozët dilnin të pakënaqur dikur, edhe kur fitohej ndeshja 2-0. Ata nuk kënaqeshin me lojën, sot ka rëndësi vetëm trepikëshi.

Mema pati merita me afrimin e treshes Cale-Torassa-Batha. Egbo? Ia doli t’i merrte maksimumin lojtarëve të huaj. Këta të fundit nuk e justifikojnë peshën e fanellës kur vijnë te Tirana. Egbo, duke qenë i huaj si kombësi dhe duke qenë në momentin e një të ndërmjetësi, por që e njeh edhe mentalitetin e huaj, pati sukses.

Ai arriti t’i merrte maksimumin lojtarëve të huaj. Gjithmonë kështu ka ndodhur me të huajt, Tirana ka hasur probleme përveç hungarezit Kenesey. Për këtë mendoj se ka meritë Egbo. Duke mos pasur përgjegjësinë e një trajneri që ka dhënë premtime, arriti të heqë presionin e klubit.

Nuk e mendonim atë fitore në derbi, por ndodhi ajo kthesë e mrekullueshme. Edhe një meritë për titullin, Tirana ka pasur një tifozëri aq të fortë dhe aq brilante deri në momentin e pandemisë. E kanë mbajtur të karikuar skuadrën, që ka kthyer shumë ndeshje. Si kësaj radhe nuk ka ndodhur kurrë“, deklaron Hoxholli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!