Bisedime intensive për Kumbullën, Hellas Verona ka një kërkesë për Interin

schedule18:58 - 30 Korrik, 2020

schedule 18:58 - 30 Korrik, 2020

Interi nuk heq dorë nga Marash Kumbulla dhe vazhdon negociatat me Hellas Verona. Zikaltrit kanë marrëdhënie shumë të mira me homologët nga Verona dhe po punojnë për të arritur akordin e transferimit të shqiptarit në “San Siro”.

Corriere dello Sport zbulon edhe kërkesën e fundit të të Hellas. Trajneri Ivan Juric pëlqen shumë Lucien Agoume, mesfushorin 18-vjeçar francez me origjinë nga Kameruni, konfirmimin e sulmuesit Eddie Salcedo dhe kartonin e Edoardo Verganit, sulmuesit 19-vjeçar.

Nuk përjashtohet mundësi që Kumbulla të qëndrojë edhe një sezon tjetër te klubi aktual. Kjo për të krijuar më shumë eksperiencë dhe prej faktit që 20-vjeçari nga Malësia e Madhe, do haste vështirësi për të fituar menjëherë postin e titullarit tek ekipi i Antonio Contes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!