Milani është një nga skuadrat më efikase që prej momentit kur kampionatet evropiane rinisën pas pandemisë. Kuqezinjtë kanë arritur 8 fitore dhe 3 barazime në 11 ndeshjet e fundit në Serie A, një ecuri e jashtëzakonshme që ka rikthyer entuziazmin te tifozët e shumtë të kësaj skuadre.
Djemtë e Piolit fituan 1-4 mbrëmjen e kaluar në fushën e Sampdorias dhe dy prej golave u shënuan nga Zlatan Ibrahimovic. Gjiganti suedez ka transformuar Milanin që prej kur u rivesh kuqezi në janar dhe numëron 9 gola të shënuar në kampionat. Elozhet për të nuk kanë munguar, teksa performancat e tij në këtë moshë kanë mahnitur dhe Kylian Mbappe.
Sulmuesi i PSG-së ka ndjekur ndeshjen e fundit të ekipit italian dhe, me anë të një postimi në rrjetet sociale, vlerëson jashtë mase bomberin Ibrahimovic. “Po shoh përsëritje ndeshjen e Milanit. Zlatan është 38 vjeç por çfarë futbollisti! Kaq kisha, kalofshi një ditë të bukur“, shkruan ylli francez. /abcnews.al
Juste en train de regarder le replay du Milan…
Zlatan quel joueur quand même.
38 ans ???C’était tout pour moi bonne journée les gars ????
— Kylian Mbappé (@KMbappe) July 30, 2020