Dries Mertens, për Radio KissKiss Napoli, foli për disa tema rreth klubit, ardhjen e dy sulmuesve të rinj dhe sfidën e kthimit ndaj Barcelonës në Champions League, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
“Tashmë jemi mësuar me ndeshjet pa tifozë. Sfida e parë kundër Interit ishte e çuditshme, dëgjonim gjithçka në stadium. Tashmë jemi mësuar dhe na duket diçka normale. Barcelona? Do të shkojmë në Camp Nou me besim, dua që të shkruaj historinë atë natë.
Po për momentin, kemi ndeshje me Lazion dhe jemi të fokusuar vetëm aty. Osimhen dhe Petagna? Kemi shtuar kualitetin në sulm, por nuk jam aspak i shqetësuar. Rivaliteti është diçka pozitive për skuadrën. Do t’i ndihmoj që të përshtaten sa më shpejt këtu te Napoli”, u shpreh Mertens./abcnews.al
Dries Mertens vows to help Victor Osimhen and Andrea Petagna settle at #Napoli next season and wants to go to #Barcelona to ‘write history’ in Catalonia. #SerieA #UCL #ChampionsLeague https://t.co/4kjg8mxNNb pic.twitter.com/A4WGJX6gFX
— footballitalia (@footballitalia) July 30, 2020