Vlahutin për hapjen e negociatave: Vullneti politik, thelbësor

schedule11:35 - 25 Prill, 2018

schedule 11:35 - 25 Prill, 2018

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka prezantuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit vlerësimet e Komisonit Europian në raportin për Shqipërinë, i cili rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte për vendin tonë.

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i ka paraqitur Komisionit Parlamentar të Integrimit raportin e Komisionit Europian për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ajo deklaroi se të gjitha përpjekjet për reforma duhet të ruhen dhe të thellohen. Ambasadorja e BE renditi arritjet që e bënë Shqipërinë të merrte rekomandimin, ndërsa theksoi sfidat që e presin deri në marrjen e vendimit në qershor.

“Së pari nuk ka vend për vetëkënaqësi për gjithëkënd, por duhet të përqëndrohen te fakti se si duhet të punojnë më shumë. Është thelbësore që ky proces reforme të jetë me ritëm të qëndrueshëm. Të kemi të gjitha elementët e nevojshëm për një zbatim të shpejtë të reformës në drejtësi.

E dyta është lufta kundër korrupsionit.  Ngritja e SPAK besoj se do sjellë kapacitet për të luftuar korrupsionin. Është e nevojshme që të kemi progres serioz. Shumë sfida për Ballkanin Perëndimor si rajon”- deklaroi Vlahutin.

Për ambasadoren e BE-së  ajo që shtë me rëndësi është vullneti politik, cili është thelbësor për reformat./abcnews.al