95 vjeçari mposht koronavirusin, suksesi tij: Stili i shëndetshëm i jetës

schedule13:07 - 30 Korrik, 2020

schedule 13:07 - 30 Korrik, 2020

Një  95-vjeçar ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Victor Cornell, baba i 10 fëmijëve dyshon se u infektua me COVID-19 në spitalin e marinës në Melbourne, ku po trajtohej për dëmtim në hundë në fillim të korrikut, shkruan Daily Mail.

Cornell dhe partnerja e tij Jean më pas rezultuan pozitiv me COVID-19, dhe u shtruan në spitalin Maroondah në Melbourne. Larg familjarëve, 95 vjeçari u detyrua të luftojë me sëmundjen  për 24 ditë. Duke marrë parasysh sipas ekspertëve që koronavirusi  prek më shumë të moshuarit, mjekët dhe  familjarët e Cornell –menduan se ai nuk do ia dilte të mposhte koronavirusin. Por  Cornell  u shërua nga koronavirusi dhe është në pritje të rezultatit të testit, për të konfirmuar pretendimet e mjekëve, raporton abcnews.al

 

Në një bisedë telefonike me të birin e tij Russell, Cornell tha se nuk do të mbijetonte pa përkrahjen e madhe të familjarëve.

“Po, jam shumë mirë. Familja e ime ka qenë e mrekullueshme, më kanë përkrahur gjithë kohën. Kjo më ka bërë që të luftoj dhe t’i mbijetojë virusit”, ka thënë Cornell.

Cornell është duke pritur që të largohet nga spitali, por partnerja e tij ende po lufton me COVID-19 në spital. Cornell ia atribuon suksesin jetës së shëndetshme dhe faktit që kurrë nuk ka pirë cigare.  Ai ka qenë  trajner tenisi dhe për  50 vite është marrë me aktivitete sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!