Pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja Klea Huta ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e saj.
Ajo ka vendosur të rikthehet në muzikë me një projekt të ri. Lajmin e ka bërë vetë të ditur, duke publikuar një pjesë të këngës së re në ‘Instastory’, teksa pyet ndjekësit se me kë mendojnë se do të vijë në bashkëpunim.
“Me kë dhe kur?”, ka shkruar Klea krah postimit ku shfaqet në makinë.
Bukuroshja nuk ka zbuluar më shumë detaje, por fansat janë bërë vërtetë kurioz deri në publikimin e projektit./abcnews.al