Një person rreth 23-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë, pranë varrezave të qytetit.
Burime nga policia bëjnë me dije se një person i moshës 23-vjeçare ka mbërritur në spital me plagë të rënda si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

