Tifozët e Tiranës kishin 1 vite që prisnin titullin kampion. Ekipi i tyre i zemrës zhvilloi një sezon fantastik dhe ia doli të riveshë kryeqytetin bardheblu, duke fituar titullin e 25-të në histori.
https://streamable.com/4p1odm
Pandemia e koronavirusit prishi çdo plan me mungesën e tifozëve në stadium dhe populli bardheblu meritonte një festë më të zjarrtë e të madhe. Gjithsesi, ata dolën rrugëve të kryeqytetit dhe ata u mblodhën në sheshin “Skënderbej”.
https://streamable.com/khx6no
Fishekzjarre, flamuj dhe gëzim i madh në momentin që Erando Karabeci ngriti në qiell trofeun e madh, teksa festa pritet të vijojë dhe të zgjasë gjatë gjithë mbrëmjes së sotme. /abcnews.al