Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të komentuara të momentit.
Ajo është në një lidhje dashurie me aktorin e humorit Romeo Veshaj, të cilën kanë vetëm pak kohë që e kanë pranuar.
E ftuar në “Ora e Tiranës”, Jonida ka zbuluar shumë sekrete nga marrëdhënia e tyre, ku ndër të tjera ka treguar se çfarë e bezdis më tepër tek ai.
“Tek Romeo më bezdis fakti që kalon orë të gjata në palestër. E kemi bërë në plan të shkojmë bashkë në palestër por nuk na janë përputhur oraret”, tha këngëtarja.
Ndërsa për marrëdhënien me prindërit e Romeos, Jonida u shpreh: “Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos. Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide./abcnews.al