Feronikeli zyrtarizon një sllav, komentet kundër të pashmangshme

schedule10:39 - 29 Korrik, 2020

schedule 10:39 - 29 Korrik, 2020

Feronikeli ka zyrtarizuar një ditë më parë Marko Milickovic, një malazez që luan si mesfushor. Klubi nga Drenasi ka nisur merkaton dhe kjo është lëvizja e parë në hyrje, ndërkohë që një pjesë e mirë e tifozëve nuk e kanë pritur mirë prej faktit që është sllav. Milickovic nuk është i pari malazez që luan me Feronikelin.

NJOFTIMI – “FC Feronikeli fillon vazhdën e nënshkrimeve për sezonin e ri. Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Milickovic ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbër e bardhë.

Milickovic është mesfushor ofensiv tejet i lëvizshëm dhe njihet për saktësinë e lartë në goditjet nga jashtë zone. Milickovic është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje ndërkombëtare për Malin e Zi.

Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic. Nënshkrimi me Milickovic është vetëm fillimi i nënshkrimeve të reja në klub. Kujtojmë që FC Feronikeli kthehet në stërvitje me 10 gusht, pasi aktualisht skuadra është në pushim”, njofton klubi nga Drenasi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!