Të shtënat drejt biznesit në Tiranë, arrestohet roja që nuk lajmëroi policinë

schedule09:41 - 29 Korrik, 2020

schedule 09:41 - 29 Korrik, 2020

Një punonjës i policisë private është vënë në pranga në lidhje më të shtënat në drejtim të një biznesi në Tiranë.

I arrestuari është 46-vjeçari P.M., i cili njoftohet se në momentin e ngjarjes  ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.

Po ashtu, njoftohet se gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve,  shtetasit  E.B, i kane gjetur disa fishekë luftarakë i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë.

Lexo edhe: Gëzhoja tek dera, ky është biznesi që u qëllua me armë zjarri gjatë natës në Tiranë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autoreve.

Njoftimi:

Tiranë

Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari, punonjësi i policisë private.

Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr,6, pas denoncimit të marrë nga shtetasi S.A.,  se në biznesin e tij kishte gjetur disa gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer, menjeherë organizuan punën, u ngrit grup hetimor dhe u kryen veprimet e para proceduriale.

Në përfundim të veprimeve të para  ku u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit P.M., 46 vjeç.

Ky shtetas në momentin e ngjarjes  ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit  E.B, i kane gjetur disa fishekë luftarak i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes,  dhe kapjen e autoreve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për  veprat penale“Moskallzimi i krimit” dhe “Shperdorim i detyres”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!