Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkon në më shumë se 1.5 milion numri i të infektuarve me koronavirus në Indi

schedule08:28 - 29 Korrik, 2020

schedule 08:28 - 29 Korrik, 2020

Numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Indi ka shkuar në më shumë se 1.5 milion të mërkurën, sipas Ministrisë  së Shëndetit në vend.

India shënoi 1 milion të infektuar me koronavirus më 17 korrik, gjashtë muaj pasi rasti i parë me Covid-19 u regjistrua më 30 janar.

Që prej atëherë, u deshën vetëm 12 ditë që të regjistroheshin edhe gjysmë milioni raste.

Të mërkurën totali i të infektuarve në vend rezulton të jetë 1,531,669, bilanci më i lartë i të infektuarve në botë, pas SHBA dhe Brazilit. Në totalin e të infektuarve përfshihen edhe 34,193 vdekje.

Aktualisht në Indi mbeten aktive 509,447 raste me Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!