Tetë kilometra nga qyteti i Lezhës ndodhet laguna e Vainit, e cila kombinon bukurinë e detit me atë të natyrës.
Edicioni Veror takoi sot profesion Jak Gjinin, specialist i mjedisit i cili tregoi veçantitë e kësaj lagune dhe një prej hipotezave të trashëguara brez pas brezi për emrin e saj.
Gjini u shpreh se laguna e Vainit është një nga lagunat me numrin më të lartë të shpendëve të ujit.
“Ata që e kanë ndarë mendjen që plazhin ta kombinojnë për natyrën, afeksionohen më shpejt. Kemi vlera të pakrahasueshme të trashëguara nga e kaluara.
Zona e mbrojtur është pakësuar. Janë afërsisht 362 hektarë më pak.
Vain, ka dy variante për emrin: Va- për arsye se druri e ka formuar, edhe më parë bëhet tregti druri në shekullin e katërt para erës sonë është përdorur tregtia e lëndës drusore.
Është një lagunat me numrin më të lartë të shpendëve të ujit. Gjuetia nuk lejohet për shkak se ka rënë ndjeshëm popullata e shpendëve”, tha Gjini./abcnews.al