Treshat zbulojnë prapaskenat e videoklipit: Ishim pa gjumë dhe vendosëm syze

schedule16:25 - 28 Korrik, 2020

schedule 16:25 - 28 Korrik, 2020

Treshat janë grupi më i ri muzikor në Shqipëri. Ata kanë vetëm pak ditë që kanë lançuar vieoklipin  e parë me titull “Pa ty”.

Në një lidhje direkte për Friend Zone, Enis Keta, Andi Stafuka dhe Fatjon Ndini kanë treguar se kanë shfrytëzuar periudhën e pandemisë për të bërë muzik.

“Pandeminë e kemi shfrytëzuar studion për mundësinë për bërë muzik. Duke qenë se jemi në kontakt me publikun gjithmonë dhe mbrëmjet live, ne na mungon ajo pjesa e mbrëmjeve. Urojmë të dalim sa më shpejt”, tha Fatjoni.

Më tej, ata kanë rrëfyer edhe disa nga prapaskenat e videoklipit, të cilat shkaktuan të qeshura edhe në studio.

“Videoklipi është bërë në periudhën kur sapo u hapëm nga pandemia. Videoklipi është xhiruar në Gjirokastër në orët e para të mëngjesit, sapo ishim kthyer nga një event. Kemi mbajtur edhe syze që mos të dukej lodhja. Është bërë në malin e Çajupit, falenderojmë edhe banorët e Gjirokastrës ishin shumë mikëpritës”, vijuan djemtë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!