Tenori i madh Andrea Bocelli e pranon: “Theva” karantinën, kisha nevojë për diell

schedule16:03 - 28 Korrik, 2020

schedule 16:03 - 28 Korrik, 2020

Tenori i madh italian Andrea Bocelli ka deklaruar se është ndjerë i poshtuar, kur u privua nga liria për të dalë nga shtëpia.

Gjatë një konference mbi Covid-19 të organizuar nga Vittorio Sgarbi në Senat, ai u shpreh se nuk iu bind regullave, pasi është në një moshë që ka nevojë për diell.

“Duke marrë distancë nga çdo anë politike, erdhi një moment kur u ndjeva i poshtëruar dhe i ofenduar. Momenti kur u ndjeva e privuar nga liria për të dalë nga shtëpia, pa kryer ndonjë krim.

Unë duhet të rrëfej publikisht që unë nuk iu binda vullnetarisht këtij ndalimi, sepse nuk dukej i duhur dhe i shëndetshëm. Unë jam në një moshë të caktuar dhe kam nevojë që dielli të shndërrojë vitaminën D në atë që duhet të bëhet”, tha tenori.

Bocelli gjithashtu shprehu dyshime për mënyrën e hapjes së shkollave. Ai vuri theksin edhe në faktin se u hapën diskotekat të parat, duke mos rezervuar të njëjtin kujdes dhe për fushat e tjera si arsimi./abcnews.al