Miriam Cani është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Prej pak kohësh, këngëtarja nuk ka sjellë projekte të reja, duke iu përkushtuar kështu plotësisht dy fëmijëve të saj.
Së fundmi, Miriam iu është përgjigjur interesit të ndjekësve, ku ndër të tjera ajo u pyet për momentin më të rëndësishëm të karrierës së saj. “Cili është momenti më i rëndësishëm i karrierës tënde për ty? P.s je shumë e mirë”, ka shkruar ndjekësi.
Miriam ka veçuar si një ndër momentet më të rëndësishme startimin e karrierës, kur ajo fitoi në spektaklin “Popstars” në Gjermani që i hapi dyert e suksesit artistes shqiptare. “Çdo moment dhe çdo arritje është e rëndësishme në formimin tënd artistik, ashtu edhe njerëzor.
Nëse do të veçoja një moment është fillimi i karrierës time në vitin 2003 kur fitove në spektaklin televiziv Popstars në Gjermani. Aty nisi një rrugëtim sa i bukur aq dhe i vështirë dhe plot sfida, për të cilin jam çdo ditë mirënjohëse.“, ka shkruar këngëtarja. /abcnews.al/