Ibra prezanton uniformën e Milanit, shenja e radhës për rinovimin

schedule13:54 - 28 Korrik, 2020

schedule 13:54 - 28 Korrik, 2020

Klubi i Milanit ka prezantuar sot fanellën e tyre zyrtare për sezonin e ardhshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi milanez në bashkëpunim me “Pumën”, kanë treguar për herë të parë se si do të jetë fanella e tyre.

Si gjithmonë ngjyrat kuqezi mbizotërojnë në pjesën përpara, ku vihet re dhe një shirit i zi në pjesën e sipërme të gjoksit. Ajo që bie më shumë në sy është se në qëndër të fotove është Zlatan Ibrahimovic. Dalja me fanellën e re si dhe fotoja e tij që cilësohet kryesore do të thotë shumë për tifozët e “Djallit”.

Disa muaj më parë flitej se 38-vjeçari do të largohej në fundin e sezonit, por tashmë situata ka ndryshuar. Me rinovimin e Piolit, Ibra duket më i sigurtë dhe me shumë mundësi do t’a rinovojë kontatën për të paktën dhe për një vit. Gjithsesi ende nuk ka asgjë konkrete, pasi gjithçka do të vendoset kur të përfundojë kampionati, ku kujtojmë se kanë mbetur dhe dy ndeshje nga fundi i Seria A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!