Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e komisionerëve të “dosjes 339”.
Në rrjetin social “Twitter” Rama shkruan se arrestimi i komisionerëve politikë, nxjerr në pah arsyen e domosdoshme të depolitizimit, ndërsa thekson se drejtësia është ajo që do të vendosë.
Statusi:
“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!”, shkruan Rama.
Lexo edhe: DOKUMENTI/ “Dosja 339”, urdhër-arrestet e SPAK për krimet zgjedhore, në Shijak e Durrës