Në përvjetorin e tij të lindjes, Almeda Abazi kujton babain e ndjerë

schedule11:50 - 28 Korrik, 2020

schedule 11:50 - 28 Korrik, 2020

Almeda Abazi është një nga vajzat më të ëmbla të ekranit shqiptar dhe atij turk. Ajo është shumë aktive në Instagram dhe nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme, ajo ka përkujtuar babanë e ndjerë, kampionin e dikurshëm të sportit të atletikës, Muhamet Abazi, në ditëlindjen e tij të 56-të.

Përmes disa postimeve, Almeda tregon se ndjen mall për të atin që ndërroi jetë në vitin 2008.

“Urimë ditëlindjen baba”, ka shkruar ajo në njërin postim, teksa në tjetrën fotografi thotë ‘se po i mungon shumë’.

Në imazhin e fundit të kolazhit të ndarë me fansat, Almeda mban në krahë djalin e saj me të cilin ka vizituar babanë e saj.

Kujtojmë që dje, Almeda është ndaluar nga gazetarët turk pas një dreke me mikeshat e saj. Ajo tregoi se i mungon shumë televizioni dhe do të rikthehet me një projekt të ri./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDLZY_GFk8M/?utm_source=ig_embed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!