E fundit nga Marash Kumbulla: Interi heziton, Lazio gati të përfitojë

schedule15:16 - 27 Korrik, 2020

schedule 15:16 - 27 Korrik, 2020

E ardhmja e Marash Kumbullës është e ndarë mes Interit dhe Lazios. Dy klubet e njohura të Serie A po garojnë prej kohësh për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit 20-vjeçar, i cili cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj në Itali.

Zikaltrit e duan, edhe Antonio Conte e pëlqen, por drejtuesit e klubit nga Milano nuk janë akoma të bindur për të investuar te lojtari shqiptar sipas raportimeve të gazetarit Alfredo Pedulla. Nga ky hezitim i Interit po tenton të përfitojë Lazio.

Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare u pa të bisedonte nga afër me presidentin e Hellas Veronës ditën e djeshme. Nëse oferta e Tares i afrohet shumës 25 milion euro (duke përfshirë edhe ndonjë lojtar në operacion), atëherë Kumbulla do të merrte rrugën drejt kryeqytetit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!