Rrugët e Durrësit me puseta të hapura/ Banorët vendosin gurë

schedule14:20 - 23 Prill, 2018

schedule 14:20 - 23 Prill, 2018

Që banorët e Durrësit të mos përfundojnë në puseta kanë filluar t’i shënojnë ato me gurë. Por në rrugët e këtij qyteti numri i pusetave të hapura që rrezikojnë çdo ditë jetë njerëzish janë shumë.

“Të biesh në një nga këto puseta të hapura nuk është e pazakontë. Incidentet si pasojë e prezenvës së tyre, në njerëz apo automjete kanë qenë të shumta, kryesisht në ditë me shi kur uji mbulon gjithçka apo edhe në errësirë“- raportona gazetarja e ABC news në Durrës Enkelejda Arapi”.

Gurë të vendosur nga banorët, sinjalizojnë drejtuesit e mjeteve për një pusetë e hapur. E vetmja mënyrë për të shmangur rrezikun.
Të tilla gropa të mëdha të hapura gjen në shumë rrugë të qytetit bregdetar.  Banorët tregojnë se kanë rënë në to, kur lëvizin qoftë në këmbë qoftë me mjete.

“Dje rashë atje në Rrashbull, është një pusetë e hapur te kantina, rashë në pusetë”.

“Po ra në pusetë makina ngelet aty, dhe njerëzit kur kalojnë natën”.

Por ndërsa në kohë të thate ato dhe mund të evitohen, në dimër bëhen shkak për përmbytjet.

“Këtu të shikosh se sis është këtu, këtu mbytet”.

“Burim infeksionesh është, era e keqe”

“Puseta janë erë e keqe, pisllik, po shpresat te Zoti”

Në Durrës pusetat janë problem i hershëm. Megjithë denoncimet e qytetarëve zgjidhja nuk është gjetur. Vazhdimisht drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ka folur për zëvendesimin e kapakëve të gizës me ato plastike. Por kostoja e lartë e tyre po i mban larg zbatimit të projektit.

/abcnews.al