Masakra në Dajç të Shkodrës/Prokurori kërkon burg përjetë për Parubin

schedule13:25 - 23 Prill, 2018

schedule 13:25 - 23 Prill, 2018

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar burg përjetë për Miklovan Parubin autorin e masakrës në Dajç të Bregut të Bunës dy vjet më parë. Në atë ngjarje dy vetë u vranë kurse katër të tjerë u plagosën. Krimi ndodhi në tetor të 2016 në një lokal të fshatit ku po luhej poker. Gjykata e Shkodrës do të marr vendimin përfundimtar për atë një tjetër seancë, pasi kësaj herë avokatët kërkuan kohë për dosjen.

Miklovan Parubi, një 33 vjeçar i cili sipas njoftimit të policisë njihej në zonë si një person me luhatje të thella emocionale si edhe përdorues i lëndëve narkotike, në grindje e sipër ka hapur zjarr mbi të gjithë lojtarët e tjerë të pokerit, shokë me njeri-tjetrin. Per pasoje u vrane  Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti 30 vjeç, u plagosen Aleks Prendi, 40 vjeç, Vinçens Kopshti, 26 vjeç, Ndok Marku, 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç. /abcnews.al