Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një foto familjare me tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Të pestë, kanë vendosur të kalojnë fundjavën në Sarandë, ndërsa për foton kanë pozuar nga kalaja e Lëkurësit.
“Një mbrëmje të këndshme për të gjithë me familjet tuaja ju uroj nga kalaja e Lëkurësit në Sarandë”, shkruan Meta krahas fotove të shpërndara.
Ndërkohë nesër raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, do të kalojë në Kuvend.
Maxhoranca, edhe pse konstatoi shkelje, u tërhoq nga nisma për shkarkimin e Presidentit Meta nga detyra.
Ndërsa opozita e re doli kundër raportit të socialistëve.
/abcnews.al