Fushë Kruja qyteti më kaotik në vend, pluhur e trafik

schedule12:50 - 23 Prill, 2018

schedule 12:50 - 23 Prill, 2018

Në qytetin e Fushë Krujës ndodh ajo që në pak qytete ndodh. Trafiku është një çmenduri dhe vendin kryesor të mjeteve e zënë kamionët. Rrugët janë të ngushta dhe një unazë e qytetit që nisi të ndërtohet vite më parë ka mbetur përgjysmë.

Makina e policisë ka përfunduar në karrotrec. Patrulla të tjera për të disiplinuar trafikun këtu në Fushë Krujë nuk ka.

“Nisem në darkë, këtu lu mendsh, ti thu si jetoni këtu”

Është ndoshta qyteti më kaotik në vend.

Kamione të rëndë janë ata që kanë pushtetin në rrugët e ngushta të Fushë Krujës.

“Trafiku është skandaloz për makinat trajlerat që kalojnë mes qytetit”.

“Trajlerat nuk duhet të kalojnë mes qytetit”.

Të tjerët janë detyruar të kalojnë pas tyre, ose të kujdesen mos pësojnë ndonjë dëm. Banorët thonë se nuk mbajnë mend që kur Fushë Kruja funksionon si një Pazar i madh i pisët. Drejtuesit parkojnë ku të munden, kurse këmbësoret lëvizin si sonambul.

E nisur prej vitesh unaza e madhe e qytetit nuk ka përfunduar.  Në pjesën më të madhe të saj shikon vetëm gropa.  Vendorët e kanë të vështirë të flasin për atë që ndodh në qytetin e tyre. Mungesa e fondeve i mban ata larg përgjegjësisë.  Kurse një udhëtari në fund të ditës do t’i duhet kohë të kuptoj ku jeton apo në ç’vend ishte. /abcnews.al