Në orët e para të mëngjesit të së dielës ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali. Lokali ka qenë i mbyllur ndërsa pas ndërhyrjes së ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale.
Po ashtu, njoftohet se një automjet është djegur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Fan Noli” në Kamzë.
Rreth orës 23:25, si pasojë e një shkëndije elektrike, në oborrin e banesës së A.Z., është djegur mjeti i parkuar në pronësi të A.B.,.
Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.07.2020, rreth orës 23:25, në Kamëz, në rrugën “Fan Noli”, si pasojë e një shkendije elektrike në oborrin e banesës së shtetasit A.Z., është djegur mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.B., ku ka vetëm deme materiale.
Më datë 26.07.2020, rreth orës 02:45, në rrugën”Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali i cili ka qenë i mbyllur dhe falë nderhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale. /abcnews.al/