Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Evertoni, projekti, objektivat, tifozët dhe merkato: Carlo Ancelotti “hap kartat”

schedule17:17 - 25 Korrik, 2020

schedule 17:17 - 25 Korrik, 2020

Carlo Ancelotti ka një eksperiencë të madhe në stol dhe është një nga trajnerët më fitues e më të dashur. Prej dhjetorit të vitit të kaluar drejton Everton dhe ndihet për mrekulli në këtë klub. Trajneri italian ka dhënë një rrëfim për Sky Sport, aty ku flet për disa tema të ndryshme, që nga projekti, sezoni aktual, e ardhmja dhe merkato.

Ndihem pjesë e këtij projekti që nisi në dhjetor. Shpresoj të zgjasë sa më shumë. Nuk kam pasur eksperiencë shumë të gjata në karrierën time, por do të doja të ndodhte këtu tek Evertoni. Liverpoolit iu deshën pesë vite për të mbërritur në majë. Ne duam të ndërtojmë stadiumin e ri dhe kemi ambicie për të luftuar për kompeticionet evropiane.

 

Carlo Ancelotti

Vlerësimi kundrejt meje? Është kënaqësi, të dhuron një motivim të madh, por edhe shumë përgjegjësi. Njerëzit të vlerësojmë për atë që ke bërë, por do të më pëlqente të nderohesha edhe për atë që do të bëj në të ardhmen. Ky është objektivi im.

Sezoni i parë me Everton? Bilanci është pozitiv, duke marrë parasysh që ishte një sezon i veçantë. Mikpritja e tifozëve ka qenë një nga gjërat pozitive, por dua të përmend faktin që kam gjetur një klub shumë të organizuar, me struktura të bukura dhe një qendër stërvitore fantastike.

Do të ndërhyjmë në merkato për të përforcuar Evertonin. Merkato do të zgjasë deri në 5 tetor, kështu që kemi kohë. Nuk mendoj se do të bëjmë revolucion, por thjesht evolucion të skuadrës“, përfundon trajneri italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!