Interi dhe Lazio vijojnë të garojnë fort për shërbimet e Marash Kumbullës. Mbrojtësi i talentuar shqiptar, ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Serie A me Hellas Verona dhe është gati për hapin e radhës.
Rreth situatës së 20-vjeçari nga Malësia e Madhe, ka folur presidenti i klubit italian. Maurizio Setti deklaron për Radio Deejay se gara për yllin e repartit defensiv vazhdon, teksa çdo dilemë do të shuhet pas dy javësh.
“Nuk e di nëse Kumbulla do të transferohet tek Interi apo te Lazio. Të shohim, do të jetë një garë e bukur deri në fund. Kemi marrë disa oferta për lojtarin, rëndësi ka që në fund të kënaqemi të gjithë: Marashi dhe klubi ynë.
Duhet të prisni edhe pak, do të vendosim përfundimisht në lidhje me lojtarin në 10-15 ditët e ardhshme“, deklaron kreu i Hellas Verona, një nga surprizat e bukura këtë sezon në Serie A. /abcnews.al