Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin zyrtar për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut.
Certifikimi i përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh është bërë sot. Shqiptarët do të përfaqësohen për 4 vjet nga 33 deputetë në parti dhe koalicione të ndryshme: BDI-ja 15, ASH-AA-ja 12, PDSH-ja 1 dhe BESA që është në koalicion me LSDM-në, katër mandate.
Grupi më i madh parlamentar është ai i LSDM-së me 46 mandate, dy më pak ka VMRO-DPMNE, kurse E majta ka fituar dy ulëse në Kuvend.
Pa mandate kanë mbetur Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome./abcnews.al