Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës me COVID-19: Jam mirë, rikthehem shpejt

schedule11:20 - 25 Korrik, 2020

schedule 11:20 - 25 Korrik, 2020

Xavi Hernandez ka dalë pozitiv me COVID-19. Trajneri i Al Sadd, një legjendë e kombëtares spanjolle dhe Barcelonës, e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testova për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipet kur autoritetet do ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushat e blerta”, shkruan Xavi mes të tjerash në postimin e bërë.

Ish-mesfushori ka qenë një nga të parët futbollistë që vendosi të ndihmojë autoritetet shëndetësore në luftën kundër COVID-19, duke dhuruar së bashku me partneren e tij, Nuri Cunillera, 1 milion euro për Hospital Clinic në Barcelonë. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDDy-cmjW9-/?utm_source=ig_web_copy_link