Aktorja seksi Olta Gixhari ka pranuar se është në pritje të një djali.
Ndonëse, më herët e zbuloi motra e saj gjininë e bebes që pritet shumë shpejt të vijë në jetë, tashmë Olta e ka konfirmuar.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet duke mbajtur një palë atlete për djem në duar bashkë me partnerin.
“Shikojeni kush po vjen! Djali jonë”, ka shkruar Olta sipër fotos, ndërsa të shumta ishin urimet e ndjekësve.
Kujtojmë se Olta Gixhari edhe në prag të lindjes nuk i ka ndaluar shëtitjet në plazh e vende të tjera./abcnews.al