Kryeministri Edi Rama në postimin e tij të zakonshëm e ka nisur sërish me një postim me pamjet nga rivendosja e kërpudhës në sheshin e kryeministrisë.
Shefi i qeverisë në postimin e tij ka thumbuar mbështetësit e opozitës, të cilët e rrëzuan gjatë protestave të 2019.
“Mirëmëngjes , dhe me historinë e kërpudhës, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.
Ndërkohë kërpudha është dhuratë për parkun e kryeministrisë nga artisti Carsten Holler pjesë e ciklit të famshëm të tij “Giant Mushrooms” që gjendet në koleksionet e disa muzeve në botë./abcnews.al