Laçi dyfishon shifrat kundër Tiranës. Bardhezinjtë po luajnë ndeshjen e fundit për këtë sezon në fushën e tyre dhe duan ta mbyllin me një fitore kundër kampionëve të rinj të Shqipërisë.
Redon Xhixha finalizoi një aksion të bukur të skuadrës së Cungut në minutën e 26-të, duke gjetur golin e 12-të në kampionat për këtë sezon.
22-vjeçari ia dedikoi golin Abdurrahman Fangajt, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në sfidën e fundit të luajtur në Ballsh. /abcnews.al
Kategoria Superiore, java e 35-të
Laçi-Tirana 2-0
(Nwabueze (pen) 16′, Xhixha 26′)