“Jam shumë i lidhur me PSG, e mbyll karrierën këtu”, braziliani qetëson tifozët

schedule17:24 - 24 Korrik, 2020

schedule 17:24 - 24 Korrik, 2020

PSG do të tentojë të fitojë trofeun e radhës sonte në mbrëmje. Kampionët e Francës do të përballen me St Etienne në finalen e Kupës së Francës (21:10) dhe një triumf do t’i bëjë mirë skuadrës së Tuchel për sfidën kundër Atalantës në Champions League.

Marquinhos është pjesë e ekipit francez prej vitit 2013 dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient. 26-vjeçari latin, ka një kontratë deri në vitin 2024, por ai dëshiron të mbyllë karrierën në kryeqytetin francez.

Është një përgjegjësi e madhe të jesh kapiteni i PSG-së, por është edhe kënaqësi. Jam shumë i lidhur me këtë klub, dua të mbyll karrierën me fanellën e PSG-së mbi supe“, deklaron qendërmbrojtësi brazilian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!