Ura e Drojes 5 muaj e shembur, fëmijët kacavirren nëpër beton

schedule11:23 - 22 Prill, 2018

schedule 11:23 - 22 Prill, 2018

Banorët e disa fshatareve të Kurbinit dhe të Krujës prej pesë muajsh janë të bllokuar. Ura e Drojës në Mamurras e cila u shemb gjatë përmbytjeve nuk është ringritur.

Të kalojnë nga njëra anë në tjetrën duhet të mundohen fort.

Ndryshe përfundojnë në lumë.

Pesë muaj që këta njerëz kacavirren nëpër betonin e urës së shembur.

Ky prind ka marrë fëmijën nga shkolla.

Çdo ditë bën të njëjtën gjë.  Vogëlushen e mban pranë vetes derisa kalon rreziku.

Ura e Drojës u shemb gjatë përmbytjeve të mëdha.Fshatrat në Kurbin dhe në Krujë janë bllokuar. Këtu kalojnë dhe fëmijët e shkollës. Për ta, në dispozicion me raste edhe vetëm një mjet.

Banorët që jetojnë pranë lumit të Drojës, bëjnë trefishin e rrugës. Ata nuk besojnë që ura do të ringrihet.

Lumi Droje kalon mes për mes dy njësive administrative. Me rrëzimin e urës zonat nuk lidhen me njëra tjetrën. Më herët fshatarët kanë protestuar, por sa rezultat pati, shihet tek kjo panoramë. /abcnews.al