Hapja e stadiumeve në Itali, Ministri Spadafora flet pa “doreza”

schedule13:19 - 24 Korrik, 2020

schedule 13:19 - 24 Korrik, 2020

Debate të shumta në Itali për rikthimin e futbollit, por në fund u vendos që kampionati të riniste. Situata në vendin fqinj është më e mirë dhe tani ka optimizëm edhe për hapjen e stadiumeve për tifozët.

Këtë e pranon edhe Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, i cili ka folur për “Radio Rai”. Ai paralajmëron se nëse përhapja e COVID-19 do të vijojë me këto ritme, atëherë në muajin shtator stadiumet do të hapen. Gjithsesi nuk do të mbushen me kapacitet të plotë.

“Nëse kjo kthesë epidemiologjike vijon, atëherë do të jemi në gjendje të shohim tifozë në stadiume në muajin shtator. Natyrisht nuk do të jemi në gjendje t’i shohim plot si më parë, por duke respektuar një sërë masash që po i studiojmë për momentin”, është shprehur Spadafora.

Testimet në Itali kanë nisur, teksa në stadiumin e Torinos është instaluar një sistem që bën të mundur matjen e temperaturës te tifozët. Gjithashtu do të ketë kontroll për maskat si dhe drejt tifozëve do të lëshohet një agjent anti-bakterial, që të ndihmojë në uljen e shanseve për përhapjen e koronavirusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!