Kreu i qeverisë ka reaguar pas akuzave të Bashës, i cili tha se sulmet që sipas tij janë bërë ndaj Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, janë frymëzuar nga Edi Rama. Në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale Rama shkruan se:
Gunther Krischbaum pavarësisht se nuk është mik i tij dhe as dashamirës i Partisë Socialiste dhe qeverise ai ka të gjithë respektin e tij për ndihmën që dha kur Basha bllokoi Reformën në Drejtësi. Rama siguron se kurrën e kurrës, jo ai, po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej tij apo prej Partisë Socialiste.
“Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s’jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s’jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu, siç ti dhe Partia jote keni bërë e bëni papushim me zë e me figurë, me jetën time personale, me familjarët e mi dhe me jetën e familjarët e plot kolegëve të tjerë” -shkruan Rama ne rrjetet sociale.
Rama e keshillon Bashen qe te mos bëhet edhe më qesharak se ç’eshte bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që, siç shkruan Rama, balta jote e përditshme është e një cilësie mizerabël. Kreu i ekzekutivit i bën thirrje kreut të opozitës që të ndalojë të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë! /abcnews.al