Egbo: Mision jo i plotë pa Kupën, të gjithë duan Tiranën. Rinovimi? Prisni edhe pak

schedule22:11 - 23 Korrik, 2020

schedule 22:11 - 23 Korrik, 2020

Tirana ia doli të fitonte titullin kampion, por kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit. Bardheblutë do të udhëtojnë nesër drejt Laçit, aty ku do të përballen me bardhezinjtë vendas (e premte, 17:45).

Emmanuel Egbo ka folur rreth kësaj sfide dhe së ardhmes së tij në konferencën për shtyp. Të gjithë presin rinovimin e tij në stolin e ekipit kryeqytetas, por nigeriani kërkon edhe pak kohë, duke u shprehur se të gjithë do e marrin vesh shumë shpejt diçka të tillë.

E ARDHMJA – “Oferta nga klube të tjera? Është diçka personale, nuk dua ta komentoj. Nuk ka mbaruar ende kampionati. Janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, plus edhe finalja e Kupës. Për mua nuk është përmbushur ende misioni. Jemi në gjysmën e rrugës. Kur të fitojmë Kupën, atëherë do të kemi përmbushur çdo objektiv që është vendosur në fillim të sezonit”.

TIRANA – “Në Shqipëri nuk ka trajner që nuk do ta drejtojë këtë ekip. Kemi punë për të bërë, do të shikoni lajmet në vazhdim. Nuk dua ta hap si temë fare, sepse e di si do të mbarojnë gjërat. Do të keni lajme në vazhdim”.

LAÇI – “Nuk ka kursim për lojtarët. Ka nga ata që kanë pushuar dhe mund të pushojnë edhe nesër. Jemi në rregull. Lojtarët që e shikoj që do të japim maksimumin, do të jenë në fushë nesër. Çdo lojtar është i rëndësishëm dhe duhet të japë maksimumin”.

ETIKA – “Nuk kam mendjen atje, sepse e di që i gjithë klubi i Tiranës ka qenë i pastër. Çdo gjë që kemi bërë që na fillimi deri në fund, e kemi merituar. Që kur kam marrë drejtimin deri në fund, e kemi fituar çdo gjë me djersën tonë dhe me punën e përbashkët që kemi bërë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!