“Ndryshimet Kushtetuese”, Gjiknuri: Tentuam të vazhdonim dialogun, opozita nuk është e gatshme

schedule18:40 - 23 Korrik, 2020

schedule 18:40 - 23 Korrik, 2020

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik ,përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri u shpreh se ishin të gatshëm të vazhdonin diskutimin në lidhje me ndryshimet kushtetuese , por sipas tij opozita nuk është shprehur e gatshme.

“Pëlqimi ishte dhënë me kohë në lidhje me të gjitha paketat. Unë propozova që edhe në vazhdën e takimeve të vazhdonin diskutime për ndryshimet kushtetuese që mundëson hapjen e listave. Thirrja jonë dhe e presidentit të Republikës ka qenë, të  ketë dialog.

Edhe sot tentuam të vazhdonim dialogun. Nuk patëm dakordësi në këtë drejtim dhe në këto kushte procesi vazhdon. Ky është qëndrimi i tyre dhe ne menduam që në përgjigje të të gjithë partnerëve, Këshilli Politik mund të ishte forum shumë i mirë, por megjithatë kjo mbetet zgjidhja e tyre”, tha Gjiknuri.

Gjithashtu ai theksoi se mbetet pjesa e fundit, Kodi Zgjedhor që do mundësojë implementimin e rekomandimeve të ODIHR-it.

“Ne ishim të gatshëm të vazhdonim diskutimin lidhur me amendimet kushtetuese sot opozita nuk e shfaqi këtë”, tha Gjiknuri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!