Liverpool ngriti titullin pas 30 vitesh dhe ishte e pamundur që tifozët e “The Reds” të qëndronin larg skuadrës së zemrës, edhe pse trajneri Jurgen Klopp dhe kapiteni Henderson kishin bërë thirrje për të mos u grumbulluar.
Ata nuk janë përmbajtur dhe e kanë rrethuar stadiumin e tyre të mërkurën në mbrëmje. Rreth 3000 tifozë ishin të pranishëm, ndërkohë që policia kishte shkuar në vendngjarje dhe kishte kërkuar shpërndarjen e turmës.
Në fund bilanci ka qenë nëntë të arrestuar, sigurisht nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit. Kjo është një ngjarje e përsëritur nga tifozët e Liverpool, të cilët u grumbulluan edhe muajin e kaluar kur siguruan matematikisht titullin kampion. /abcnews.al
Liverpool fans going absolutely mad outside Anfield. Crazy scenes.#Liverpoolchampions ?? pic.twitter.com/YBVEHwfo1J
— Shaheer alam (@shaheeralam62) July 22, 2020