Interi mund të bëjë dy goditje të forta në merkato. Gazetari i njohur, Maurizio Pistocchi, shkruan në llogarinë e tij në Twiterr se trajnerit Antonio Conte do t’i plotësohen dëshirat për të pasur në ekip dy lojtarë që janë dëshirat e tij në merkato.
Bëhet fjalë për mesfushorin N’Golo Kante dhe anësorin e majtë, Emerson Palmieri. Të dy janë pjesë e Chelsea, klub që ka shpenzuar goxha në merkato dhe do t’i duhet të bëjë edhe ndonjë shitje. Të dy këta lojtarë mund të çojnë në arkat e klubit të ardhura të rëndësishme, që mund të përdoren për transferimin e Kai Havertz.
Nga ana tjetër edhe Interit i duhen para të tjera, veç atyre të arkëtuara nga shitja e Mauro Icardit. Pistocchi shkruan se zikaltërit do i bëjnë goditjet e mësipërme, falë shitjeve të Milan Skriniar dhe Marcelo Brozovic.
Të parin e kërkojnë Manchester United dhe PSG, kurse mesfushorin Liverpool në Premier League. Momentalisht jemi në kuadrin e zërave dhe mbetet të shihet nëse gazetari italian do të godasë në shenjë. /abcnews.al
? La Bomba di oggi: Kantè + Emerson Palmieri all’Inter grazie alle cessioni di Skriniar (Psg o ManchUtd) e Brozovic (Liverpool) ? pic.twitter.com/XjkMi2ZZZz
— Maurizio Pistocchi (@pisto_gol) July 23, 2020