Falsifikoi dokumente, kapet në Itali ish-këshilltari i komunës

schedule11:08 - 21 Prill, 2018

schedule 11:08 - 21 Prill, 2018

“Ligji shqiptar e ndoqi deri në Sesto San Giovanni”.

Kështu i referohen mediat italiane arrestimit të një shqiptari, i cili kishte filluar punë si kuzhinier në vendin fqinj, por ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin P.Q. Ai kërkohej nga Shqipëria që nga viti 2013 për shkak se kishte falsifikuar disa dokumente.

Në këtë kohë, sipas mediave italiane, 39-vjeçari shërbente si këshilltar komune, por nuk bëhet i njohur emri i komunës ku kishte punuar.

Gjithashtu, mësohet se ai ishte dënuar nga gjykata me dy vjet burg.

Autoritetet italiane e kanë dërguar në një burg në Monza 39-vjeçarin, derisa të plotësohen dokumentet e plota për ekstradimin e tij në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!