Vazhdon në nivel ekspertësh në Bruksel, dialogu Kosovë-Serbi

schedule09:49 - 23 Korrik, 2020

schedule 09:49 - 23 Korrik, 2020

Këtë të enjtje në Bruksel vijon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, vijim i takimit të zhvilluar një javë më parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pjesmarrës në këtë takim do të jenë koordinatorët nga Kosova dhe Serbia. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, Nabila Massrali.

Ne i kemi dërguar ftesat, presim që të dëgjojmë nga palët. Takimi i nivelit të ekspertëve do të fokusohet në temat që janë diskutuar”, thotë Massrali.

Ekspertët e të dyja vendeve, siç thotë pala kosovare, do ta përgatisin draftin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Ndërsa kundërshtojnë pohimet që dialogu i së enjtes në Bruksel ka karakter teknik.

Kryeministri Hoti, tha në mbledhjen e Qeverisë, se objektivat janë të qarta për ta përmbyllur këtë proces dhe jo të vazhdon si dialog teknik”.

Mbi bazën e platformës janë mbajtur diskutime deri më tash duke filluar nga Samiti i Parisit dhe të dy palët jemi ulur dhe kemi dhënë qëndrimet tona. Unë kam prezantuar platformën tonë që janë parimet kryesore dhe objektivat tona që i kemi ne në këtë proces. Objektivi i jonë është të përmbyllim procesin, e jo dialogu teknik. Dje e kam emëruar koordinatorin për dialog që ka marr përsipër të gjitha”, tha kryeministri Hoti.

Koordinator nga Kosova në dialog është emëruar Skender Hyseni, i cili në Bruksel udhëton së bashku me Ibrahim Makollin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!